19 të shëruar dhe 4 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

19 të shëruar dhe 4 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

20:50, 28/05/2020

Sot më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, shkruan Syri.net Kosova.

"Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.

Sot më 28 maj 2020, janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome", thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Njoftimi i plotë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco