Në pritje të vendimit/ Panduri për Syri TV: Gjykata Kushtetuese ka tre opsione përpara

Në pritje të vendimit/ Panduri për Syri TV: Gjykata Kushtetuese ka tre opsione përpara

19:25, 28/05/2020

Në një lidhje Skype nga Kosova, gazetari dhe moderatori i "Debat Plus" në RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka komentuar situatën politike në Prishtinë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretimin e Avdullah Hotit për të krijuar qeverinë e re.

Pak minuta pas protestës së Vetëvendosjes, ai u shpreh se, Gjykata ka në dorë tre opsione.

"Janë tre versione për këtë vendim. Gjyqtarët janë në godinë dhe nuk kanë as celularët me vete. Janë momentet vendimtare lidhur me dekretin e presidentit Thaçi.

Kjo është pritur me një test-protestë nga Lëvizja Vetëvendosje. Dje në 'Debat Plus' u pranua që është organizim i Vetëvendosjes pasi më parë nuk ishte bërë ende e qartë.

Janë tre versione që Gjykata Kushtetuese ka në dispozicion. Përgjigja duhet të jetë e qartë: është shkelur Kushtetuta apo jo?Ndërsa çështja e mandatarit të shtyhet edhe për një kohë tjetër, të pacaktuar", tha gazetari.

I ftuar në "A-Show" në Syri TV, ditën e martë, Albin Kurti u shpreh se, cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ai nuk do të lëshojë postimin e kryeministrit. Por sipas Pandurit, duket se tashmë është ndryshuar qëndrim.

"Mbrëmë zyrtarët e VV duket se e kanë rishqyrtuar vendimin e Kurtit. Nuk është as zyra e as karrikja kryeministër. Mund ta lirojnë por të mos njohin institucionet e Kosovës", tha Panduri. 

Sipas gazetarit nga Kosova, presidenti Hashim Thaçi ka informacione të sigurta nga brenda Gjykatës Kushtetuese, që vendimi përfundimtar do të jetë në favor të dekretit të tij, ndërsa shtoi se trupa gjykuese është nën presion të fortë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco