Kosova, mirënjohëse ndaj Italisë për ndihmën ndaj Covid-19

Kosova, mirënjohëse ndaj Italisë për ndihmën ndaj Covid-19

13:56, 28/05/2020

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Arben Vitia tha sot se Kosova dhe partnerët ndërkombëtare patën një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në reagimin ndaj virusit korona Covid-19, dhe kjo ndikoi, përveç tjerash, që edhe pasojat e këtij infeksioni të jenë më të vogla në Kosovë. Në këtë aspekt, ai falënderoi edhe Qeverinë e Italisë për përkrahjen që i dha Kosovës në reagimin kundër Covid-19.

Këto komente Ministri Vitia i bëri gjatë një takimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku bashkë me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando dhe kolonelin David Colussi të Armatës Italiane morën pjesë në prezantimin e përkrahjes së dhëne nga Republika e Italisë për institucionet e Kosovës në reagim ndaj pandemisë Covid-19.

“Pandemia ndryshoi mënyrën tonë të jetës, na sensibilizoi dhe na bëri më të afërt me njëri- tjetrin. Pandemia pos që na ndryshoi mënyrën e jetës, na sensibilizoi dhe na bëri më të afërt dhe të bëhemi më shumë human dhe të respektojmë njëri- tjetrin. Një bashkëpunim i jashtëzakonshëm brenda Kosovës, duke filluar nga ata që ishin në vijën e parë të frontit, e bëri të mundur që ne si Kosovë të tejkalojmë mirë këtë pandemi, mirëpo një ndihmë e jashtëzakonshme ka qenë ajo nga miqtë ndërkombëtarë. Me këtë rast Italia, si nga vendet jo shumë që kanë kontribuar në shëndetësi, në këtë situatë Italia u përballë më këtë pandemi, qëndrimi pranë nesh e bënë që të jemi më falënderues që na ndihmuan dhe na qëndruan afër nesh”, tha ministri Vitia.

Ambasadori italian Nicola Orlando tha se ndihma e Italisë u vlerësua lart nga përfaqësues të Republikës së Kosovës, sidomos duke e ditur situatën në të cilën kaloi Italia në përballje me virusin Corona. “Është e nevojshme edhe më tej që të kemi kujdes, me që ekspertët paralajmërojnë edhe një valë të dytë të Coronavirusit. Është e rëndësishme që mos ta ulim gardën në këtë fazë, kur ekspertët paralajmërojnë valën e mundshme të dytë të përhapjes së virusit në tërë botën. Distancimi social dhe pajisjet personale mbrojtëse si këto që po i dhurojmë sot janë çelës për suksesin e vazhdueshëm në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit në Kosovë”, tha Ambasadori Orlando.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco