Haradinaj: Në zgjedhjet e ardhshme mund të garojmë bashkë me LDK-në

Haradinaj: Në zgjedhjet e ardhshme mund të garojmë bashkë me LDK-në

22:06, 27/05/2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme ka mundësi që partia e tij të shkojë garojë bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në zgjedhjet e ardhshme mund të shkojmë bashkë me LDK’në sepse kontratën për qeverisje e kemi me LDK’në. Është e logjikshme ta pyesim njëri-tjetrin fillimisht. Të parin që do ta pyesja se a mund të kemi opsion partneriteti është LDK-ja’, ka thënë Haradinaj në Klan Kosovë.

Tutje, i pari i AAK-së ka thënë se po ta kishte shumicën në qeveri, sot do ta kthente taksën.“Sot do ta kthenim taksën po ta kishim shumicën në qeveri”, shtoi Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco