Japonia i dhuron Kosovës, ilaçin Avigan kundër Covid-19 dhe 718 mijë dollarë

Japonia i dhuron Kosovës, ilaçin Avigan kundër Covid-19 dhe 718 mijë dollarë

12:26, 27/05/2020

Glauk Konjufca, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, z.Mitsunori Ogasawara.

Në takim u bisedua për betejën e deritanishme në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe sfidat e mëdha që kjo pandemi ka shkaktuar në mbarë rruzullin tokësor.

Z.Ogasawara njoftoi se qeveria e Japonisë ka ndarë një donacion në vlerë prej $718,200 për popullin e Kosovës i cili i dedikohet ndërtimit të kapaciteteve të sistemit publik shëndetësor. Po ashtu, qeveria e Japonisë ka vënë në dispozicion 2500 tableta të ilaqit Avigan (Favipiravir) për pacientët kosovar për trajtim në mënyrë që të zgjerohet hulumtimi klinik kundër COVID-19.

Z.Ogasawara më njoftoi po ashtu edhe për projekte tjera të asistencës teknike prej të cilave institucionet e Republikës së Kosovës kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë në ekspertizë dhe ndërtim të kapaciteteve.

Me këtë rast, theksoi Konjufca, i shpreha mirënjohjen e thellë z.Ogasawara për këtë ndihmë të çmuar të ndarë nga qeveria e Japonisë, një vend mik i Republikës së Kosovës, me të cilin mezi presim të thellojmë raportet e ndërsjella, tanimë që jemi në pritje të hapjes solemne të Ambasadës së Japonisë në Prishtinë”.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco