27 maj, dita kur Haga paditi Slobodan Millosheviçin si kriminel lufte

27 maj, dita kur Haga paditi Slobodan Millosheviçin si kriminel lufte

08:10, 27/05/2020

Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 maj të vitit 1999, konfirmoi se kishte paditur Presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviç, si kriminel lufte.

Me 1 prill të vitit 2001, Millosheviçi arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhrin e qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, pasi paraprakisht është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë, njofton RTK.

Më vonë Millosheviçi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë.

Gjykimi kundër Millosheviçit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje - Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar me në fund të gushtit të atij viti.

Gjykimi kundër Millosheviçit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut. Me 11 mars 2006 në ora 9:30, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco