Shqiptari zemërmadh nuk jeton më, por uji i tij po rrjedh në Pakistan

Shqiptari zemërmadh nuk jeton më, por uji i tij po rrjedh në Pakistan

08:04, 26/05/2020

Myshyr Shabani, shqiptari zemërmadh nga Gjilani i Kosovës, vdiq në kohë pandemie në Gjermani, por ai ka lënë pas humanizmin e tij, shtrirë deri në Pakistanin e largët.

Me pasurinë e fituar në Gjermani, Myshyri hapi puse me ujë të pijshëm, familjeve të varfra atje.

Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, por projekti i tij i bamirësisë sapo përfundoi sot. Enkas për Mediafokus.info, familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti. Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit.

Ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri. Mediafokus.info mësoi se i ndjeri u kishte ndihmuar, po ashtu, edhe gjashtë familjeve shqiptare për t’u rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.

Myshyr Shabani kishte emigruar në Gjermani në vitet 90-të, ku nisi punë si floktar.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    tui 30/05/2020 17:39

    Rrespekte! Por ...do qe me mire te ishim po kaq te mire per te ndihmuar njeri tjetirin,gje qe prgjithesisht nuk eshte!

    Shto koment

    Denonco