Mediu dhe Philips: Marrëdhënia Rama -Thaçi i dha Vuçiçit, kredibilitet të padrejtë

Mediu dhe Philips: Marrëdhënia Rama -Thaçi i dha Vuçiçit, kredibilitet të padrejtë

11:27, 22/05/2020

Qendra e Sigurisë për Europën Juglindore, e drejtuar nga Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu në bashkepunim me Z.David Philips, drejtues i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Columbia University, organizuan një forum për sitautën dhe të ardhmen e Kosovës.

Në këtë konferencë morën pjesë qindra pjesëmarrës nga rajoni dhe SHBA, diaspora në Amerikë, njoftoi PR.

Folës të këtij forumi ishin:

Analisti i njohur Daniel Server, David Philips, Michael Hatzel, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ish Kryeministër, Blerim Reka, Ministër, Arta Dade, ish Ministre e jashtme e Shqipërisë, Fatmir Mediu, Ish Ministër i Mbrojtjes, Miodrag Vlahovic, ish Ministër i Jashtëm i Malit të Zi dhe Sonja Biserko, kryetare për të drejtat e njeriut në Serbi. Të gjithë folësit parashtruan qëndrimin e tyre në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj territorial.

Z. David Philips qe moderoj panelin theksoj se SHBA ka qene në krah te Kosoves per pavaresine e saj. Kosova duhet të percaktoj qarte qellimet e saj ne menyre qe të gezoje mbeshtetjen e USA dhe BE. Ai beri me dijeni se shume perfaqesues të diaspores shqiptare në Amerike I jane drejtuar Presidnetit Trump me nje leter ku kerkohet të ruhet sovraniteti I Kosoves dhe reciprociteti në dialogun me Serbine, si dhe duke protestuar për mardhenie me njerez qe nuk garantojne zgjidhje te qendrueshme.

Z Daniel Server, David Philips dhe Michale Hatzel, mbështetës të njohur të Kosovës, theksuan se ndryshimi i kufijeve është një lëvizje e rrezikshme, në dëm të Kosovës dhe stabilitetit në rajon dhe nxitimi për zgjidhje para zgjedhjeve Presidneciale në Amerike eshte në disfavor te shqiptareve duke pas në konsiderate peshen e Serbeve në Ohio nje shtet I pavendosur ku Serbet kane nje peshe electorale te konsidrueshme.

Ai theksoj se SHBA duhet të ketë një vëmendje të madhe në Kosovë dhe Ballkan, dhe të ndikojë në një zgjidhje të drejtë, duke njohur dhe vlerësuar arritjet dhe interesat amerikane gjatë administratës Klinton dhe Bush dhe kjo duhet bere ne harmoni me BE.

Administrata Trump duhet të bashkëpunojë me BE, në vecanti me Gjermaninë dhe Britaninë, për t`i dhënë një zgjidhje përfundimtare dialogut Kosovë – Serbi.

Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten aleatët dhe miqtë më të afërt të SHBA në Europë.

Zoti Mediu theksoi se situata gjeopolitike në rajon ka ndryshuar dhe përfshirja e Rusisë në këtë diskutim është në dëm të interesave të Kosovës dhe rajonit. Çdo tendencë për shtete etnike në Balkan i shërben Rusisë, për të justifikuar ndërhyrjen e saj në Gjeorgji dhe aneksimin e Krimesë, si dhe për të frenuar proçeset integruese në BE dhe NATO të Ballkanit.

Marrëdhënia e Ramës dhe Thaçit me Vucic, i ka dhënë mundësi Vucicit dhe Serbisë, që të fitojë një kredibilitet të padrejtë, që nuk e ka pasur në SHBA dhe BE, si dhe të shfaqet si pjesë e zgjidhjes në një kohë që është e kunderta. Marrëdhëniet e tij me Putin dhe Rusinë e Kinën, synojneë të rikthejnë dominancën Serbe në rajon, pengojnë zgjerimin e NATOs dhe të aneksojnë Republica Serbska nga Bosnje Herzegovina.

Politika dhe Institucionet në Kosove duhet të jene te unifikuar në qëndrimin e tyre politik dhe institucional, për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, e vënë në diskutim integeitetin e saj territorial.

Vjosa Osmani Kryetarja e Kuvendit të Kosovës theksoi se dilalogu me Serbine u shendrua në mardhenie dhe marveshje sekrete te lidereve te Kosoves dhe Serbise per ndryshimin e kufive duke hapur keshtu kutine e Pandores dhe kercenuar stabilitetin rajonal. Ajo theksoj nevojën e reciprocitetit dhe ndëshkimit të krimeve të Serbisë në Kosovë, e cila për fatin e keq është lënë në harresë.

Kryeministri Haradinaj theksoi se; vendosja e tarifës ishte një hap i rëndësishëm, i cili frenoi ndarjen e Kososvës, me gjithë presionet e mëdha nga Rama dhe Thaci dhe Vucic. Në i ulem në dialog me Serbine e cila nuk ka kekruar falje per krimet në Kosove dhe kjo u konsiderua si dobesi. Kosova nuk mund të shkoj mbrapsh dhe të vere në diskutim ate qe ka arritur pavaresine dhe integritetin e saj territorial. BE fatkeqesisht nuk ka pasur nje qendrim të unifikuar gje e cil aka ndikuar negativisht.
Ai deklaroi se; ndryshimi i kufijve ishte një marrëveshje e vendosur e tre përfaqësuesve, Vucic, Rama, Thaci, të cilet se bashku kerkonin të mernin mbeshtetjen e SHBA dhe BE.

Ministri Blerim Reka theksoi se; Askush nuk mund te vendose në diskutim legjitimitetin e Kosoves. E ardhmja e Kosoves eshte ajo Euro-Atlantike dhe SE në duhet të garantojme nje qeverisje liberlae dhe të eleminojme kapjen e Shtetit. dialogu me Serbinë duhet bazuar mbi reciprocitetin, i cili nuk është një akt, por filozofi e një marrëdhënie të qëndrueshme ndërkombëtare, një marrëdhënie ndërmjet dy shteteve të pavarura.

Kryetarja e të drejtave të njeriut në Serbi znj. Sonia Biserko theksoi se; ideja e ndarjes s? Kosovës është një ide e viteve 80, e cila është ringjallur nga Vucic dhe qarqe të tjera ekstremiste, për interesa politike, dhe ajo tha se ishte e habitur se si qeveria e Tiranës ishte dakort me këtë lëvizje në dëm të Kosovës dhe stabilitetit në rajon.

Znj Dade vuri theksin në një politikë të unifikuar shqiptare ndër vite, ndryshe nga sot, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe stabilitetit të rajonit.

Ish Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Vlahovic vuri në dukje se Beogradi në bashkepunim me Moskën, jo vetëm janë shprehur kundër zgjerimit të NATOs, por në Malin e Zi u përpoqën të organizojnë dhe eleminimin e Presidentit Gjukanovic.

Në rajon kemi qeverisje të korruptuara dhe të inkriminuara, që ngjajnë me qeverisjen e Putin dhe aspak me demokracinë. Mbas takimit shume pjesmarres kerkuan organizmin periodik të ketij forumi për të ardhmen e Kosoves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco