Drejtori i ri i Inteligjencës Amerikane i shkon për vizitë, biznesmenit shqiptar

Drejtori i ri i Inteligjencës Amerikane i shkon për vizitë, biznesmenit shqiptar

08:48, 22/05/2020

Drejtori i sapoemëruar i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresisti republikan John Ratcliffe, ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm me të marrë zyrtarisht detyrën.

John Ratcliffe duke qenë se është mik i ngushtë i Biznesmenëve Shqiptaro-Amerikan, ka bërë një vizitë falënderuese tek Ismet Smajli, njofton Klan Kosova.

”Kjo ishte një surprizë e veçantë për mua dhe Edmondin, menjëherë pas votimit John dhe bashkshortja e tij Michelle erdhën në lokalin tonë për një përshendetje të shkurtër”.

”Nuk mundem ta pershkruaj gëzimin”, shprehet ai në llogarinë e tij në facebook. ”Nuk kisha idenë se ai ishte në shtëpinë e tij këtu afër, dhe me tha se kishte dëshirë që unë të jem njeriu i parë që do takonte”.

Smajli thekson që këtë vizitë të Ratcliffe nuk e priste në këtë kohë dhe vend. ”I thash se pritja qe ai te ishte në Washington dhe se kjo ishte një supriz e veçantë”. ? Ai shton se Ratcliffe e falënderoi për raportet e mira që kishin mes vete. ”Më falënderoi për miqësinë  ”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco