Avdullah Hoti e quan të mbaruar vendimin e Kushtetueses, prezanton sot Programin e Qeverisë

Avdullah Hoti e quan të mbaruar vendimin e Kushtetueses, prezanton sot Programin e Qeverisë

12:40, 21/05/2020

I mandatuari për Kryeministër i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme do t’i paraqesë programin qeverisës grupit parlamentar të partisë në Kuvendin e Kosovës, kanë bërë të ditur burime nga ky grup parlamentar. 

Këtë për  e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar, të LDK-së Arben Gashi, për Syri.net Kosova  por pa dhënë shumë detaje.  Ai ka konfirmuar se mbledhja do të mbahet në selinë e partisë nga ora 13:00, ku do të jenë pjesë e këtij takimi dhe zyrtarë lartë të parisë, si niveli i nënkryetare dhe i sekërtarve të LDK-së.

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar për kryeministër Avdullah Hotin, por ky dekret është kontestuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Kushtutuese. Kjo e fundit deri më datën 29 të këtij muaji do të vendosë nëse ky dekret është kushtetues apo jo.

LDK ka arritur tashmë marrëveshje për koalicion qeverisës me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe partitë tjera të komuniteteve jo shumicë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco