Komuna e Mitrovicës rifillon punën nesër si normalisht

Komuna e Mitrovicës rifillon punën nesër si normalisht

14:42, 18/05/2020

Kryetari i komunës së Mitrovicës në Kosovë, Agim Bahtiri, ka njoftuar se se pas lehtësimit të disa nga masave të vendosura si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, nga nesër do të filloj funksionimi i komunës me kapacitete të plota, dhe të gjithë zyrtarët komunal duhet të vazhdojnë punën intensivisht, me përjashtim të atyre mbi moshën 60 vjeç dhe që kanë probleme shëndetësore.

Bahtiri i bëri këto komente gjatë mbajtjes së mbledhjës e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës, njofton RTK.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, shpalosi gjendjen aktuale me virusin COVID-19 në Mitrovicë, me ç’ rast tha se deri më tani janë gjithsej 19 raste pozitive me këtë virus, 2 prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa 17 tjerë janë në vetizolim në shtëpitë e tyre, dhe të gjithë kanë gjendje të mirë shëndetësore dhe stabile.

Po ashtu, drejtoresha Barani theksoi se në bashkëpunim me drejtorinë për Mirëqenie Sociale këtyre rasteve u kanë dalë në ndihmë përmes pakove ushqimore dhe atyre mjekësore.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi,  njoftoi bordin e drejtorëve për Raportin Financiar për tremujorin e parë të vitit 2020, ku planifikimi i të ardhurave qenë 480,665 ndërsa realizimi 481,757, pra i arritur në 100,2%. Gjithashtu  Gashi përmendi edhe vendimin nga Ministria e Financave për mosllogaritjen e gjobave dhe në raste të vonesave në Tatimin në Pronë, vendim ky i publikuar edhe në web-in e komunës.

Në fund drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, tha se pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për fazën e dytë të lehtësimit të masave, nga sot janë hapur Muzeu, Biblioteka, Qendra e Kulturës, Galeria e Arteve, ndërsa Teatri nga 1 qershori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco