Plani i mobilitetit/ Rekomandohet faza e dytë e hapjes graduale prej të hënës

Plani i mobilitetit/ Rekomandohet faza e dytë e hapjes graduale prej të hënës

18:54, 15/05/2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se përveç punës së madhe ndaj pandemisë, ende virusi nuk është mundur, shkruan Syri.net Kosova.

"Virusi shpërndahet shumë, prandaj ai qëndron duke na infektuar neve", tha Kurti.

Ai ka premtuar se së bashku do të fitojmë, duke na bashkuar masat, rreguallat, ruajtja e distancave fizike, shmangia e vizitave familjare dhe ruajtja e higjinës personale.

"Nga e hëna do të këtë një plan mobiliteti, ku do të këtë më shumë kontrolle, dhe me shumë teste", tha Kurti në një konferencë me gazetarë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tij, rekomandimi është që prej të hënës të kalohet në fazën e re, pra në fazën e dytë, ku do të hapet më shumë ekonomia dhe veprimtari të tjera.

"Deri me 25 maj, do ta shohim lakorën e pandemisë, dhe nëse kemi shtim të rasteve, edhe mund të kthehemi në fazën e parë", tha Kurti duke shtuar se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe vigjilentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco