Albin Kurti viziton Klinikën Infektive

Albin Kurti viziton Klinikën Infektive

07:45, 15/05/2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia vizituan dje Klinikën Infektive, ku u pritën nga Drejtoresha e Klinikës Infektive, Dr. Sci. Lindita Ajazaj-Berisha, Prof. Sali Ahemti, Prof. Shemsedin Dreshaj, Ass. Dr. Sadije Namani dhe ekipi i mjekëve vullnetarë.

Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti ka thënë se “nuk ka dyshim për punën e madhe e të mirë që kanë bërë infermierët e mjekët tanë kundër virusit Corona”.
Kur sot flasim më të relaksuar për virusin, ka theksuar ai, duhet të kuptojmë që kjo është e mundur edhe e sidomos falë këtij reparti. Momentalisht janë 11 të shtruar në këtë Klinikë ku dy prej tyre janë në gjendje më kritike, kurse 3 të tjerë priten të lirohen.

“Numrin e stafit mjekësor në përgjithësi e kemi shumë herë më të vogël se vendet e tjera, por jemi prej vendeve që po e përballon më së miri këtë pandemi, kjo thuhet edhe nga analizat e matjet e shumë ekspertëve botëror.

Ftojmë qytetarët që të respektojnë masat e ministrisë dhe t’i dëgjojnë këshillat e ekspertëve shëndetësor. Jemi shumë afër fitores kundër këtij virusi, mos të humbasim në fund, nga relaksimi e pakujdesia. Prandaj: qëndroni në shtëpi, qëndroni në distancë e qëndroni të pastër”, ka porositur Kryeministri Kurti.

Ministri Vitia, gjithashtu ka përgëzuar stafin e Klinikës Infektive për punën që po bëjnë dhe vullnetarët për kontributin e tyre, duke i siguruar se MSh do të mbështes që ata të jenë të mbrojtur gjatë punës së tyre në trajtimin e të prekurve nga Covid-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco