Konfirmohen 18 raste me Covid-19 dhe 19 të shëruar në Kosovë

Konfirmohen 18 raste me Covid-19 dhe 19 të shëruar në Kosovë

20:50, 14/05/2020

Sot më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, shkruan Syri.net Kosova.

"Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 18 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Sot më 14 maj 2020, janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.942 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 945 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome", thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Njoftimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco