Lajçak diskuton me Osmanin për të rifilluar dialogun Kosovë - Serbi

Lajçak diskuton me Osmanin për të rifilluar dialogun Kosovë - Serbi

07:01, 14/05/2020

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se i ka telefonuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ka diskutuar me të për të përgatitur rifillimin e dialogut me Serbinë. 

Në një mesazh në Twitter, Lajçak dhe hollësira mbi bisedën që pati me telefon, me Osmanin:  "Bisedë shumë mirëkuptuese dhe e dobishme me telefonik me kryetaren e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani. Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për rifillimin e Dialogut, të ndërmjetësuar nga BE.

Ramë dakord për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit e Kosovës dhe Serbisë," nënvizon Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco