Gjilani në panik nga 14 rastet e reja të infeksionit, Haziri tenton të qetësojë banorët

Gjilani në panik nga 14 rastet e reja të infeksionit, Haziri tenton të qetësojë banorët

13:31, 13/05/2020

Kryetari i komunës së Gjilanit në Kosovë, Lutfi Haziri, është përpjekur të qetësojë qytetarët e shqetësuar nga një bum infeksioni COVID-19 në këtë komunës.

Pas takimit me Komitetin për Emergjenca, në konferencën për media, ai ka prezantuar gjendjen dhe si po menaxhohet situate pasi gjatë mbrëmjes qenë konfirmuar 14 raste të reja në Gjilan.

Haziri tha se nuk ka vend për shqetësim, sepse gjendja është nën kontroll me një gatishmëri të lartë profesionale të ekipit të gjerë që po merret me parandalim në interval kohor 24 orë në 7ditë të javës.

“Ne arritëm që ta ulim lakoren e infeksionit gati në pikën zero, por burimi i fundit i infeksionit i ardhur nga një klinikë private në Prishtinë dhe ka bërë që një infermiere dhe lehonë të dalin me rezultat pozitiv dhe si pasojë të kemi edhe 14 infektuar në natën e mbrëmshme.

Aktualisht kemi 26 raste aktive me Covid-19. Sot janë marrë mostrat edhe për 67 qytetarë të Gjilanit dhe rezultatet do të tregojnë pasqyrimin real të gjendjes”,  tha kryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka njoftuar se nënkryetari Arbër Ismajli dhe ekipi i gjerë i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, kanë vizituar sot të gjitha rastet e prekura me këtë virus dhe konfirmojnë se gjendja e tyre është me simptoma të lehta.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë me masa mbrojtëse, duke bartur maska e dorëza dhe duke e ruajtur distancën me fokus maksimal në higjienë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco