Një zyrtar i Drejtësisë në Kosovë infektohet nga koronavirusi, karantinohen kolegët Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kur vizitoi Burgun e Sigurisë së Lartë në Prishtinë

Një zyrtar i Drejtësisë në Kosovë infektohet nga koronavirusi, karantinohen kolegët

07:34, 12/05/2020

Ministria e Drejtësisë e Kosovës njoftoi se gjatë ditës së hënë, një zyrtar i kësaj ministrie ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmi u dha nga vet institutucioni dhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në rrjetet sociale. Në njoftim lëshuar në orët e para të mëngjesit të së martës, thuhet:

"Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.

Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së."

Në Kosovë janë në total 895 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 28 të vdekur, kurse 657 janë shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco