Osmani: Ja si po ndodh spastrimi i heshtur etnik nga shteti serb në Luginën e Preshevës

Osmani: Ja si po ndodh spastrimi i heshtur etnik nga shteti serb në Luginën e Preshevës

22:52, 11/05/2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka shkruar për spastrimin etnik të Luginës nga shteti serb, shkruan Syri.net Kosova.

"Ky reduktim sistematik i popullsisë shqiptare në Medvegjë nuk është i rastësishëm. Privimi nga edukimi e punësimi, cënimi i të drejtave në gjuhë e përfaqësim si dhe shtypja e vazhdueshme e regjimit serb kundrejt shqiptarëve në ato lokalitete ka ndikuar në dyndje të popullësisë shqiptare, për të kërkuar kushte më të mira për familjet e tyre.

Megjithatë, përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Gjatë vetëm katër viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës. Përmes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb bënë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje", ka shkruar Osmani në Facebook.

Përveç në Medvegjë, pasivizimi i adresave është evidentuar edhe në dy komunat tjera me popullsi shqiptare, Bujanoc e Preshevë.

Ky fakt është i njohur, e madje i dokumentuar nga organizata të ndryshme që veprojnë në Serbi dhe jashtë saj, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco