Lufta e Kosovës, heroi i Baballoqit, trimi i Kosharës Izet Beqiraj!

Lufta e Kosovës, heroi i Baballoqit, trimi i Kosharës Izet Beqiraj!

15:20, 11/05/2020

Nga Besnik Kada/

Një ditë prilli 1999 ,Gazmend Beqiraj erdhi në Komandë nga fronti i Rrasës së Kosharës me një letër që i kishte dhënë Komandant Bjeshka Fadil Hadërgjonaj dhe e kishte urdhëruar që letrën personalisht të i'a jap Komandant Rrustem Berishës! Gazmendi ashtu veproj, letrën e hapi Komandant Rrustemi dhe e lexoi propozimin e dhënë nga Fadil Hadergjonaj, Bjeshka, aty thuhej se ishin tre vëllezër të së njejtës familje në front dhe për të evituar rrezikun e madh që mbretëronte në front i propozon Komandantit që Gazmendi të vendoset në ndonje repart në prapavijë më larg frontit,

Gazit t'i thuhet me ba një kontrollë mjekësor në Tiranë, të lajmerohet në Ministri në Tiranë! Propozimi i Bjeshkës ishte me vend dhe i qëlluar. U pranua rekomandimi nga Komandant Rrustemi dhe vëllai i vogël i Izetit ashtu veproj sipas rekomandimit ! Ndërkohë në ditët në vijim luftimet zgjeroheshin dhe intensiteti i luftimeve ishte i madh dhe kulmi i Betejës do jetë 11 Maji ku në mesin e luftetarëve që do bëjnë një luftë Titanike deri në flijim do të jetë edhe djaloshi i buzeqeshur nga Baballoqi Izet Beqiraj Komandant i Togut ! Izeti do të bjerë në fushë të nderit ashtu siç bien trimat ! Do i mbyllë sytë përgjithmonë në moshën 21 vjeçare!
I perjetshëm kujtimi për Ty Hero i Kosovës dhe i Kombit tim Izet Beqiraj luftetarë i orëve të para e i shumë fushebeteja te Dukagjinit ! Edhe pse kanë kaluar 21 vite nga ikja e Juaj në amshim do të të kujtojmë për jetë e mot !
Pusho i qetë në tokën e Kosovës Trim !
Lavdi të gjithë të rënëve me 11 Majin përballjen me titanike të UÇK-së me forcat dhe ushtrinë serbe jo vetëm në Koshare por në gjithë Kosovën!

Gjeneral Rrustem Berisha e përshkruan me pak fjalè ditën e 11 Majit 1999 !

Ishte një nga ditët më të tmerrshme të Betejës së Koshares. Armiku kishte mobilizuar forca të mëdha, duke përfshirë njësitë e veta më elitare, për t'i ripushtuar pozicionet e çliruara nga ushtarët tanë. Luftimet ishin të rrepta - përplasje artilerish dhe këmbësorish. Armiku na bombardoi edhe me avionë luftarakë, gjuajti edhe helme kimike, të ndaluara me ligjet e luftës. Në Koshare u ngjitën edhe tankset serbe. Kishin mobilizuar me mijëra forca në ofensivë.

Kot e kishin, sepse shpirti i pamposhtur i luftëtarëve tanë ishte më i fortë se fuqia e tyre e zjarrit. Trimat e Koshares pas mbrojtjes me gjak të çdo pëllëmbe tokë të çliruar, mësynë në kundërofensive. Armiku ia dha vrapit, i tmerruar nga qëndresa që nuk e kishin imagjinuar. Prapa lanë shumë pajisje ushtarake dhe edhe më shumë gjurmë që dëshmonin se kishin pasur shumë viktima. Njësitë tona të përgjimit na njoftonin se kishte kaos, frikë dhe thirrje paniku nga serbët për ekipet e tyre mjekësore.

Këtë ditë ranë në betejë dhjetë bashkëluftëtarë, e Kosovës iu shtuan dhjetë Heronj:

Ali (Miftar) Hasi nga Cërmjani i Gjakovës,
Besim (Ismail) Nuka nga Mitrovica,
Emin (Ruzhdi) Kryeziu nga Rogoçica e Kamenicës,
Fatos (Muhamet) Ademaj nga Katundi i Ri i Pejës,
Izet (Ali) Beqiraj nga Baballoçi i Deçanit,
Kreshnik (Avdi) Ademaj Katundi i Ri nga Peja,
Naim (Shefket) Orllati nga Brestovci i Rahovecit,
Nikollë (Mëhill) Doda nga Dujaka e Gjakovës,
Urim (Gani) Mehmeti nga Cërnica e Gjilanit,
Xhevdet (Rrustem) Loshaj nga Carrabregu i Deçanit.

Lavdi dhe respekt i përjetshëm për Heronjët tanè qè gjithmonè janè nè zemrat tona: Ali Hasi, Besim Nuka, Emin Kryeziu, Fatos Ademaj, Izet Beqiraj, Kreshnik Ademaj, Naim Orllati, Nikollë Doda,Urim Mehmeti dhe Xhevdet Loshaj

Fotot nga autori i shkrimit, pjesmarrës aktiv ne luften për çlirmin e Kosovës

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco