Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në radhët e KFOR

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në radhët e KFOR

17:14, 10/04/2020

Të premten është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të KFOR-it në Kosovë.  

"KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë", thuhet në një komunikatë, raporton Rel.  

KFOR-i siguron se do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e personelit të vetë dhe të popullatës kosovare.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco