Kosovë: 40 pacientë me koronavirus në spital, 7 në gjendje të rëndë

Kosovë: 40 pacientë me koronavirus në spital, 7 në gjendje të rëndë

11:05, 10/04/2020

Në Klinikën Infektive të Kosovës, sot më 10 prill 2020 janë të shtruar në spital 44 pacientë. Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid 19.

Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 25 persona të cilët janë testuar dhe rezultuar negative për Covid 19.

Gjendja e pacientëve - nga 40 raste të infektuara me Covid 19:

33 raste janë në gjendje stabile

5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco