Kosovë, në komunat me shumicë serbe, 36 të infektuar me koronavirus

Kosovë, në komunat me shumicë serbe, 36 të infektuar me koronavirus

07:58, 09/04/2020
Në komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe janë konfirmuar edhe tri raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e ngitur në 36 numrin e personave të infektuar.

Të dhënat i ka konfirmuar në një konferencë për media, epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.

Deri më tani është raportuar një viktimë nga koronavirusi në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi, njofton Illyria. 35 prej personave të infektuar me Covis-19 në vendbanimet me shumicë serbe janë nga komunat më veriore të Kosovës: Mitrovicës Veriore, Zveçanit dhe Leposaviqit. Vetëm njëri prej tyre është nga fshati Dobratin, në pjesën qendrore të Kosovës

Nenad Rashiq, drejtor i Zyrës për çështje të komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, i ka fajësuar autoritetet e Serbisë për përhapjen e pandemisë së koronavirusit në komunat veriore të Kosovës. Ai ka thënë se në këto komuna nuk u respektuan masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë, prandaj pati përhapje më të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco