Konfirmohet edhe 1 vdekje nga COVID-19/ Kosova shënon 6 viktima në total

Konfirmohet edhe 1 vdekje nga COVID-19/ Kosova shënon 6 viktima në total

22:46, 08/04/2020

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë.  

Bëhet fjalë për një paciente, 66 vjeçare nga Malisheva e cila ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, raporton Rel.  

Në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të të infektuarve.  

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë shëruar.  

Në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë konfirmuar 36 numrin e personave të infektuar, dhe një vdekje.  

Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi.  

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.  

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco