Shërohet 'pacienti zero'/ Lirohet nga Infektivi 77-vjeçari nga Stublla e Vitisë

Shërohet 'pacienti zero'/ Lirohet nga Infektivi 77-vjeçari nga Stublla e Vitisë

20:37, 08/04/2020

Është liruar nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacienti 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë, i cili ishte rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Kosovë.  

“Pacienti rezulton NEGATIV fal kujdesit dhe profesionalizimit te madh nga Klinika Infektive ! Mbr?m pacienti në mosh të shtyër nga Stublla e Vitisë i ardhur nga Italia,shërohet plotësishtë! Stafi i klinikës Infektive Infermierë e Mjekë dhe të tjerët po e tregojn një përkushtim të lart ligjor,profesional e moral! SUKSESE! #vazhdonitëqëndroninështëpi”, kanë bërë të ditur mjekët e Infektivit, shkruan Syri.net Kosova.  

Lirimi i tij është paralajmëruar sot gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj, dhe infektologu Salih Ahmeti.  

Rasti 0 e ka tejkaluar virusin para disa ditësh, mirëpo ishte mbajtur edhe për disa ditë në Klinikën Infektive për ta përcjellur gjendjen.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco