Vitia flet për kufizimin e lëvizjes: Paralajmëron masa të reja brenda dy dite...

Vitia flet për kufizimin e lëvizjes: Paralajmëron masa të reja brenda dy dite...

17:58, 08/04/2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në dy ditët e ardhshme do të fillojnë me ndërmarrjen e masave nga kjo ministri, konform ligjit që është në fuqi, lidhur me karantinimin e komunave.  

Ai ka thënë se duhet të reagojnë para datës 13 pill kur edhe hyn në fuqi aktvendimi i Kushtetueses, e cila është deklaruar se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jo kushtetues.  

Qeveria e Kosovës kohë më parë vendosi të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në orare të caktuara, gjë për të cilën tha se u bazua në ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ligjin për shëndetësi.  

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë vendimin, duke e konsideruar jo kushtetues, por që e la në fuqi deri më 13 prill.  

Ministri i Shëndetësisë tha se po punojnë të ndërmarrin masat e reja, bazuar në ligjet në fuqi, para datës 13 prill kur edhe hyn në fuqi konstatimi i Kushtetueses.  

Vitia tha se edhe nga takimi me kryetaren në detyrë të Kuvendit Vjosa Osmani dhe ministrat e linjës janë pajtuar që ligji i cili ekziston ka nevojë për plotësim ndryshime.   

Por, sipas tij, duhet të veprohet para 13 prill me masa të tjera.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco