Veseli: Të mblidhet Parlamenti i Kosovës të premten për paketën 320 mln euro

Veseli: Të mblidhet Parlamenti i Kosovës të premten për paketën 320 mln euro

14:08, 07/04/2020

Ditën e premte pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës që të miratohet një pako e emergjencës fiskale prej 320 milionë euro, pako e cila do të jetë për sektorin privat dhe personelin shëndetësor.

Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili gjatë vizitës që i ka bërë Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, tha se kjo pako ka për qëllim t’i ndihmojë punëtorët shëndetësor dhe punëtorët në sektorin privat. Po ashtu, ai tha se kjo pako do t’iu dal në ndihmë komunave për t’u fuqizuar në ballafaqimin me këtë pandemi, sipas RTK.

"Është çështje e atyre që e kanë ngritur mocionin e mosbesimit dhe e këtyre të cilët aktualisht janë në qeveri të marrin vendim marrje, pozicioni ynë është i qartë. Por, ajo çfarë është kryesorja në këtë moment, Kosova dhe qytetarët e tanë po ballafaqohen me një problem i cili është pandemia kjo shëndetësore, pjesa tjetër çka është shumë e rëndësishme është pjesa cila do të jetë pasoja pas kësaj pandemie. Po besojmë pas dy muajve, tre muajve kur mund ta tejkalojmë në tërësi pandeminë, është pjesa socio-ekonomike, do të thotë drejtpërdrejtë sektori privat. Kemi të bëjmë me 280 mijë punonjës të sektorit privat të cilët sot po rrezikojnë të mbeten në skema sociale. Kjo është ajo të cilën e kam iniciuar një iniciativë si PDK, presim që ditën e premte ta kemi një seancë të jashtëzakonshme, është një pako prej 320 milionë euro, të cilat do t’i ndihmojnë drejtpërdrejtë punonjësit në sektorin privat po edhe ndërmarrësit”, tha ai.

Veseli tha se beson që ditën e premte do të jetë një ditë e bashkimit të spektrit poli tik në Kosovë.

I pyetur se a është kjo vizitë e tij si një lloj fushate, Veseli tha se kjo është për të treguar se nuk janë ndalur as në luftë e as tash nuk do të ndalen.

“Jo, jo, përkundrazi, kjo është me tregua se ne nuk jemi ndal as në luftë, nuk do të ndalim as në pandemi. Ne duhet të respektojmë instruksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Por, aktualisht bash pak e hiç e kam mendjen për fushatë elektorale, ta kryejmë këtë pjesën e rëndë të cilën e kemi, të jemi të suksesshëm, mos ta mashtrojmë vetveten. Nëse kemi vërtet të infektuar t’i identifikojmë ata se nuk është marre, ta ndalim zinxhirin e infektimit. Në momentin që e kalojmë këtë rrezik i cili është për shëndetin e njerëzve është edhe kjo pjesa ekonomike, pastaj për politikë edhe këta janë lodh dhe nu k kanë kohë sot”, u shpreh ai.

Kreu i PDK-së ka thënë se institucionet e vendit duhet t’iu dalin në ndihmë komunave, derisa ka përmendur se si Komuna e Malishevës sipas tij është lënë anash. Po ashtu, ai ka bërë thirrje që të bëhen më shumë testime për COVID-19.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se deri tani komuna që e drejton nuk ka asnjë qytetar të konfirmuar me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco