Opozita kërkon rishikimin e buxheti: Të përfshihet pako e emergjencës

Opozita kërkon rishikimin e buxheti: Të përfshihet pako e emergjencës

20:51, 06/04/2020

Pakoja Emergjente e miratuar të hënën nga Qeveria në detyrë është parë si e mangët nga ana e partive opozitare.  

Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që të bëhet rishikimi i Ligjit për Buxhetin e vitit 2020, e kjo pako të përfshihet në këtë ligj. Sipas PDK-së, pakoja duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.  

Mirëpo, ata thonë që nuk do të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme, pasi këtë presin që ta bëjë Qeveria në detyrë.  

Me thirrjen e një seance nuk pajtohet as nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.E Ministria e Financave, si hartuese e pakos emergjente dhe e Ligjit për Buxhetin, thotë që rishikimi i buxhetit do të bëhet, por më vonë.  

"Kur të stabilizohet e gjithë puna me epideminë, kur të fillojnë aktivitetet e reja, buxheti edhe një herë do të analizohet. Varësisht prej analizave që do t’i kemi do t’i drejtohemi Kuvendit”, ka thënë Ilir Aliu, Zv.ministër në Ministrinë e Financave, për Kohën.  

Qeveria në detyrë, të hënën, ka miratuar një Pako Emergjente që do t’i ndihmonte skemat sociale e bizneset në kohën e pandemisë, vlera e së cilës është rreth 179 milionë euro. Mirëpo, për të filluar me aplikimin e saj duhet të marrë edhe një aprovim nga Kuvendi i Kosovës.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco