Prishtinë: 13 mjekë e infermierë në karantinë, kontaktuan viktimën e koronavirusit

Prishtinë: 13 mjekë e infermierë në karantinë, kontaktuan viktimën e koronavirusit

13:22, 06/04/2020

13 punonjës shëndetësor të mjekësisë urgjente në Prishtinë janë dërguar në vetizolim si pasojë e kontaktit që patën me 59-vjeçarin e prekur nga Covid 19 i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Këtë informatë e ka dhënë për Express, Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi. Ndërkohë në Prishtinë janë 19 persona që kanë rezultuar si të infektuar me koronavirus.

“Janë 13 punëtorë shëndetësor të mjekësisë urgjente janë dërguar në vetizolim që të gjithë ata kanë pasur kontakt me personin tashmë të ndjerë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi për Express.

Tutje ai ka dhënë detaje rreth masave që i ka marrë komuna e Prishtinës për mbrojtje nga koronavirusi

 “Ne ngushëllojmë për vdekjen e pacientit në Prishtinë. gjendja momentalisht sa i përket  qytetarëve të infektuar me Covid 19 në komunën e Prishtinës, rezulton të jetë stabile. Ne jemi duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Të gjithë pacientët na komuna e Prishtinës që janë 19 persona si të prekur me Covid-19 janë në gjendje stabile.”, ka deklaruar Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco