Heldt i gëzohet futjes së kamionëve nga Bosnja në Kosovë

Heldt i gëzohet futjes së kamionëve nga Bosnja në Kosovë

12:30, 03/04/2020

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka përshëndetur futjen e kamionëve të parë me mallra nga Bosnja e Hercegovina në Kosovë që nga heqja e tarifës ndaj këtij shteti më 1 prill.

Heldt ka reaguar në Twitter ndaj postimit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, Johann Sattler, pasi ky i fundit shkroi se kamionët e parë nga ky shtet që nga heqja e taksës janë futur në Kosovë, njofotn RTK

“Pajtohem plotësisht. Madje edhë më i lumtur kur shpresoj që të shoh edhe lëvizjen anasjelltas shumë shpejt. Nuk duhet të jetë e një anshme kur flasim për bashkëpunim. Poashtu njerëzit të kenë mundësi të udhëtojnë dhe të vizitojnë pas krizës me COVID-19. Takimet personale fillojnë ta bëjnë ndryshimin”, ka shkruar Heldt në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco