Thaçi përmbyll konsultimet për qeverinë, Haradinaj hyn i fundit në Presidencë

Thaçi përmbyll konsultimet për qeverinë, Haradinaj hyn i fundit në Presidencë

12:23, 02/04/2020
Presidenti Hashim Thaçi është duke zhvilluar takimin e fundit me partitë politike, me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Tanimë, Haradinaj ka arritur në presidencë që ka hyrë në takim me Thaçin.

Presidenti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim edhe me të parin e AKR-së, Behgjet Pacolli, me liderin e Nisma-s, Fatmir Limaj, Grupin 6+  dhe me Listën Serbe.

Këto takime janë në kuadër të gjetjes së zgjidhjes pas situatës së re politike ku qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi.

Pas takimeve të sotit, presidenti i republikës do të tregojë rrugën nga do të shkojë vendi. Janë dy mundësi, zgjedhje apo qeveri të re. Më gjasë do të ndiqet rruga drejt kësaj të fundit për të shmangur votimet në kohë pandemie, raporton IndeksOnline.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco