Haradinaj i thotë Kurtit: Je bërë si Maduro

Haradinaj i thotë Kurtit: Je bërë si Maduro

18:36, 01/04/2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është rrugës së presidentit të Venezuelës, Nicholas Maduro, i cili njihet për raporte të këqja me SHBA-në.  

Haradinaj ka thënë se njerëzit rreth Kurtit janë duke e ndërtuar një “Maduro” prej tij, ngase, siç ka thënë ai, ata po e këshillojnë për veprime jashtë-kushtetuese.  

“Janë kah e çojnë kah rruga e Maduros. Njerëzit rreth tij janë duke e ndërtuar një Maduro nga Kurti. Njerëzit që i thonë Kurtit “mos e lësho pushtetin” pas rrëzimit nga Kuvendit prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit, ata janë armiq të tij. Nëse nuk i respekton rregullat kushtetuese hyn në një terren tjetër, gabim është ajo rrugë”, ka thënë Kurti.  

Haradinaj ka thënë se është shenjë e keqe që Qeverinë Kurti e mbështesin të majtët evropianë, të cilët i ka konsideruar si të ndikuar nga politikat ruse.  

“Nuk ka mundësi Qeverisë së Kosovës me i dalë në mbrojtje një Zhizhek. Nuk ka logjikë që Qeverinë e Kosvoës me dalë me mbrojtë disa të majtë evropianë. Ata njerëz janë anti-amerikanë, anti-evropianë, ata janë pro-rusë. Njerëzit që i thonë Kurtit “mos e lësho pushtetin” pas rrëzimit nga Kuvendit prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit, ata janë armiq të tij. Nëse nuk i respekton rregullat kushtetuese hyn në një terren tjetër, gabim është ajo rrugë”, ka thënë Haradinaj.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt201401/04/2020 19:24

Ja u din vlerat parase e pasurive patrioti,per ato vlera ai u bashku me isen e tacin kundra te ardhmes se Kosoves.Por fundi I ktyre batakcinjve do te jete I afert e tragjike,e kane mbushe kupen,do ju derdhet ne kokat e tyre,ditet I ndajne nga ajo qe meritojn.E drejta do triumfoje mbi kta hajduter te pa ngopur.Z Albin Kurti eshte e ardhmia Kosoves,prandaj duhet me pa tjeter ta votojme.

Shto koment

Denonco