Deklarata e Grenell/ Haradinaj i prerë: Nuk do të ketë kurrë ndarje të Kosovës

Deklarata e Grenell/ Haradinaj i prerë: Nuk do të ketë kurrë ndarje të Kosovës

21:35, 31/03/2020

Teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ish kryeministri Ramush Haradinaj, i ftuar në "Çim Peka LIVE" u shpreh se, rivendosja e taksës kundër produkteve serbe tashmë është e pamundur.

"Është problem me vendos taksën. E shoh të pamundur të vendosësh taksën. Di presionin e fillimit. Ta pamundësojnë kabinetin, ta pamundësojnë votën. Më vjen keq që kemi humbur një vlerë që e kemi vendosur me shumë mund", tha Haradinaj.

Sa i përket deklaratave të Grenell se, nuk kam parë një projekt për ndarjen e Kosovës, Haradinaj deklaroi se, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë. 

"As me marr territore, as me e nda. Është një unitet brenda populllit dhe vetëvetiu jam kundër. Para kujt të jem, jam kundër. Nuk do të ketë kurrë ndarje të Kosovës. Kosova është kompromisi i shqiptarëve në Ballkan. Vetëm me Serbinë e kemi humbur dy herë Kosovën. Ka përfunduar koha e copëtimit të territoreve të shqiptarëve", tha i prerë Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco