Dasma me 300 të ftuar në Zveçan, 'bombë' e koronavirusit

Dasma me 300 të ftuar në Zveçan, 'bombë' e koronavirusit

09:58, 31/03/2020
Tre serbe të Kosovës janë infektuar me koronavirus deri më tani, dy në veri të vendit dhe një në komunën e Lipjanit. Në mesin e tyre është një 43-vjeçar nga veriu i Mitrovicës, që është bartur për shërim në Nish. Megjithatë druhet se numri i të infektuarve do të shënojë rritje dramatike, për shkak të shpërfilljes së ndalimit të grumbullimeve.

Gazeta serbe “Novosti” jep deklaratën e Milan Ivanoviçit, njërit prej drejtuesve të spitalit në Mitrovicë. Ai ka thënë se dyshohet që ky 43-vjeçar ishte infektuar në një dasmë dy javë më parë, në një restorant në Zveçan, transmeton Koha.net

“Në dasmë kanë qenë më shumë se 300 të ftuar, midis të cilëve edhe një grua nga Kragujevci, që kishte qenë e infektuar. Tani duhet hulumtuar se kush ka qenë në këtë dasmë dhe të testohen të gjitha rastet e dyshimta. Derisa të mos mbërrijnë rezultatet, të gjithë duhet të vihen në vetëizolim”, ka thënë Ivanoviçi.

Mediet serbe raportojnë se pacienti nga Mitrovica kishte ardhur vetë tek mjeku, pasi kishte pasur temperaturë dhe fillimisht ishte vendosur në Infektivin e spitalit të Mitrovicës. Ai kishte dalë pozitiv në COVID-19 dhe ishte diagnostifikuar edhe me pneumoni.

Rasti i parë i koronavirusit tek serbët e Kosovës është konfirmuar më 27 mars, tek një 62-vjeçare nga komuna e Lipjanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco