Ftesa për konsulta/ Thaçi e fton të parin në takim Kurtin

Ftesa për konsulta/ Thaçi e fton të parin në takim Kurtin

18:47, 30/03/2020

Presidenti Thaçin e ka ftuar për konsultime të parin liderin e VV-së, Albin Kurtin.  

Albin Kurti, është i ftuari i parë i Presidentit të Kosovës në kuadër të procesit të konsultimeve me partitë politike.  

Në ftesën e siguruar, presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin si fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit për konsultime në Presidencë më 1 prill, në orën 10:00.  

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën drejtuar Kurtit.  

Më tej në shkresën e presidentit Thaçi dërguar Kurtit shkruan se takimi konsultativ do të mbahet më 01.04.2010, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Kosovës.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco