Kosova, 400 të ardhurit nga jashtë, në karantinën e Qendrës së Studentëve

Kosova, 400 të ardhurit nga jashtë, në karantinën e Qendrës së Studentëve

11:27, 30/03/2020

Zv.ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Izet Sadiku, njëherësh menaxher i qendrave të karantinimit, tha se kanë marrë masat më të mira në Qendrën e Studentëve.

'Ka gati rreth dy javë që kemi filluar vendosjen në karantinë të qytetarëve të Kosovës që vijnë nga jashtë. Tani janë 400 qytetarë në Qendrën e Studentëve", theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij të karantinuarit i kanë kushtet e mira dhe se Kosova është i vetmi vend në rajon që e ka marrë masat e tilla, pasi karantina kërkon kushte.

"Çdo ditë shtohen persona në karantinë. Këtë javë do të dalin personat e parë nga karantina. Gjatë kësaj jave do të konsultohemi me IKSHPK për të bërë një orar", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco