Rritet numri i të infektuarve në Kosovë/ Konfirmohen 91 persona me COVID-19

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë/ Konfirmohen 91 persona me COVID-19

21:31, 28/03/2020

Një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus të shtunën në Kosovë, duke e dërguar në 91 numrin e personave të prekur me këtë sëmundje.  

“Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim, sipas Rel.  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të rinjtë e moshave nga 20 deri në 29 vjeç janë prekur më së shumti nga koronavirusi i ri në Kosovë.  

Nga 88 personat e infektuar me këtë sëmundje, 20 prej tyre i përkasin kësaj moshe, ndërkohë që vetëm 9 persona të prekur janë të moshës mbi 70-vjeçare.  

Sa i përket gjinisë, 53 e meshkujve janë prekur nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, në krahasim gratë që përbëjnë 47 për qind të numrit të të infektuarve.  

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, Qeveria në largim e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco