Raportohen 2 raste të reja/ Konfirmohen 90 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

Raportohen 2 raste të reja/ Konfirmohen 90 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

18:52, 28/03/2020

Në Kosovë janë regjistruar të shtunën edhe dy raste të të infektuarve me koronavirus, të cilat e çojnë në 90 numrin total të të infektuarve.  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) tha se nga 38 testimet që janë kryer, dy kanë dalë pozitivë, raporton Rel.  

 

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.  

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.  

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco