VV e prerë: Thaçi të caktojë datën e zgjedhjeve, nuk i japim emër për Kryeministër

VV e prerë: Thaçi të caktojë datën e zgjedhjeve, nuk i japim emër për Kryeministër

12:48, 28/03/2020

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer përgjigje,  Presidentit Hashim Thaçi,  se tashmë duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, jo të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga Zyra për Shtyp e Vetëvendosjes thanë për mediat se sapo të përfundojë pandemia e Covid-19, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur pasi Thaçi tha dje se synon të caktojë qeveri të re pa shpallur zgjedhje të reja dhe pa shpërndarë Kuvendin. Ndaj që të hënën do të thërrasë liderët e partive që tí propozjnë emrin e kryeministrit të ri të vendit.

Por, VV tha se “tani për tani,të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt201428/03/2020 14:03

sh taci don isen e ldk,me ate e kane perzier dhumin njeri me tjetrin,per te rrezuar njeriun e paster,te pa korruptuar ne te quajturen politike ne Kosove.Eshte teper e veshtire te triumfoje nji nji njeri I paster ne mes te ujqve,qe ka sote Kosova.Kta munde ti largojne vetem populli I mencur I KOSOVES.E kunderta kta do te vazhdojne te vjedhin,plackisin e varferojne popullin,njekosishte te zbatojne marrveshjet e pista ne kurriz te popullit e Kosoves me vucic kriminelin.

Shto koment

Denonco