Zbulohet pacienti i parë me koronavirus tek serbët e Kosovës, dërgohet në Nish

Zbulohet pacienti i parë me koronavirus tek serbët e Kosovës, dërgohet në Nish

10:39, 28/03/2020

Një grua serbe 62-vjeçare nga Dobratini i Lipjanit është diagnostifikuar me virusin corona dhe meqë serbët nuk i njohin institucionet shëndetësore të Kosovës, ajo është dërguar në spitalin e Nishit në Serbisë. Paviçeviq: Të gjithë serbët që prekën nga coronavirusi dërgohen në Serbi për trajtim të mëtutjeshëm.

Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, duke iu referuar një deklarate të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe të një njoftimi të drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë bërë të ditur për rastin e parë të coronavirusit në mjediset me popullatë serbe në Kosovë. Gjuriq ka thenë se një persona është prekur me virusin corona dhe bëhet fjalë për një grua 62-vjeçare në Dobratin të Lipjanit.

“Ajo fillimisht është pranuar në Qendrën Spitalore të Prishtinës në Graçanicë e pastaj është transportuar në Spitalin e Nishit. Familjes së saj menjëherë i është kërkuar vetizolimi nën mbikëqyrje të stafit medicinal, i cili do të jetë në kontakt të përhershëm familjen e personit të infektuar”, ka thenë Gjuriq.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili u është drejtuar popullit të Serbisë të premtën në orët e mbrëmjes, ka shprehur shqetësimin e tij për rastin e infektimit me coronavirus në Dobratin të Lipjanit. Dhe meqenëse serbët nuk i njohin institucionet shëndetësore dhe duke qenë se nga Serbia kanë marrë urdhërin që për ta të kujdesen institucionet shëndetësore që funksionojnë me sistemin e Serbisë, vetë presidenti serb u ka rekomanduar atyre që për shëndetin e të gjithë serbëve do të përkujdeset shteti i Serbisë. Në këtë mënyrë edhe 62-vjeçarja e prekur me coronavirus është dërguar në Nish të Serbisë, shkruan “Zëri.info”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco