SHBA i ndan Kosovës 1.1 milion euro, për të përballuar koronavirusin

SHBA i ndan Kosovës 1.1 milion euro, për të përballuar koronavirusin

22:32, 27/03/2020

Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndarë Kosovës 1.1 milion euro për luftimin e koronavirusit.  

Qeveria në largim e Kosovës tha se është informuar në lidhje me vendimin nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, raporton Rel.  

"Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro. Përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t'u përballur me këtë pandemi", thuhet në komunikatën për media të qeverisë në largim.  

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë më 26 mars se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë afro 274 milionë dollarë fonde humanitare për të ndihmuar vendet e rrezikuara në luftën kundër koronavirusit.  

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën.  

Në Kosovë janë të infektuar 88 persona me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elvi 27/03/2020 23:32

U kput ne byth Shba-ja me 1.1 milon

Shto koment

Denonco