Raportohen edhe 2 të infektuar me koronavirus, shkon në 88 numri total në Kosovë

Raportohen edhe 2 të infektuar me koronavirus, shkon në 88 numri total në Kosovë

21:34, 27/03/2020

Në Kosovë janë regjistruar të premten edhe dy raste të të infektuarve me koronavirus, të cilat e çojnë në 88 numrin total të të infektuarve.  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) tha se nga 108 teste që janë kryer, dy kanë dalë pozitivë, raporton Rel.  

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.  

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.  

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco