Thaçi: Synimi im, qeveri e re pa bërë zgjedhje të reja

Thaçi: Synimi im, qeveri e re pa bërë zgjedhje të reja

11:15, 27/03/2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se ai do të përpiqet që Kosova të bëhet me një qeveri të re duke shmangur organizimin e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Nga qendra studentore, që është kthyer në karantinë, të cilën e vizitoi sot, Thaçi për mediat:

“Pas krijimit të situatës së re, rënies së qeverisë dhe mocionit i mosbesimit nga Kuvendi i Kosovës, nga e hëna - duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës, do të fillojmë konsultimet me liderët e partive politike; gjithashtu edhe me prezantimin e kritereve mbizotëruese për mundësinë e formimit të qeverisë së re. Por kursi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve të reja apo shpërbërja e Kuvendit.

Synimi im do të jetë krijimi i qeverisë së re. Nga e hëna në mëngjes do t’í ftoj liderët e partive politike dhe të prezantoj kriteret për krijimin e qeverisë së re të Kosovës që të mos ketë vakuum institucional.

Qeveria në ikje, është në detyrë dhe do të kryejë punët që i takojnë. Synimi do të jetë të krijohet një qeveri e stabilitetit, unitetit, gjithpërfshirjes. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco