Pas votimit të mocionit, Britania bën thirrje që të respektohet Kushtetuta

Pas votimit të mocionit, Britania bën thirrje që të respektohet Kushtetuta

22:24, 26/03/2020

Pasi parlamenti I Kosovës votoi mocionin e votëbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e vendit.  

Në një postim në Facebook nga faqja zyrtare e ambasadës, kërkohet që mbrojtja e popullit të Kosovës të jetë parësorë në kohën kur është përhapur pandemia.  

‘’Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë.’’, thuhet në reagim.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco