8 raste të reja me Koronavirus në Kosovë, konfirmohen 79 të infektuar në total

8 raste të reja me Koronavirus në Kosovë, konfirmohen 79 të infektuar në total

18:01, 26/03/2020

Gjatë ditë së sotme janë regjistruar edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë.  

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe tetë raste me COVID-19 në Kosovëm duke e rritur numrin e përgjithshëm në 79 të infektuar.   Njoftimi i plotë: 

Të dashur qytetarë, 

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. 

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një dit? distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.  

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.  

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.????????????  

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor????  

QËNDRONI NË SHTËPI!  

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA! 

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! 

Ju faleminderit për mirëkuptim!  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco