Lajme të mira/ Dy pacientë me koronavirus janë gati të shërohen

Lajme të mira/ Dy pacientë me koronavirus janë gati të shërohen

20:57, 25/03/2020

Lajme të mira nga vijnë nga Klinika Infektive e QKUK-së.   

Aty dy pacientë të cilët kishin rezultuar Pozitiv me Covid-19, apo siç njihet ndryshe koroavirus, janë duke shkuar drejtë shërimit.  

Testet e dyta që u janë bërë këtyre dy personave kanë rezultuar negative. 

Njëri nga pacientët i cili në testin e dytë ka rezultuar negativ me Covid-19 është djali i 82-vjeçarit i cili ndërroi jetën javën e kaluar pas infektimit me koronavirus.   

Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me koronavirus, njëri nga ta ka vdekur.   

Por krahas këtyre 71 personave që tashmë janë konfirmuar si të prekur me Covid-19, ka të atillë të cilët janë duke ia dal shumë mirë me gjithë procesin e rikuperimit shëndetësor dhe janë duke u shëruar nga koronavirusi.  

Bëhet fjalë për së paku dy pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët janë duke shkuar drejtë shërimit.   

Këto detaje i dha për Gazetën Express, infektologu i QKUK-së, Salih Ahmeti.  

Ai ka deklaruar se procesi i shërimit është duke shkuar shumë mirë dhe se mjekët janë shumë entusiast që në javën e ardhshme këta dy pacientë do të lirohen nga spitali si të shëruar nga kosonavirusi.  

“Gjendja e tyre për momentin është shumë stabile. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që ata të dalin nga spitali si të shëruar. Tek një pjesë e mirë e pacientëve ia kemi arritur që rikuperimin ta çojmë përpara”, thotë Ahmeti.  

“Unë po i pres edhe rezultatet e tjera. Djali i personit që vdiq nga Podujeva nga koronavirusi, në testin e dytë ka dalë negativ. Po e presim edhe testin e ri konfirmimit. Gjatë javës së ardhme pritet që ti kemi pacientët e parë që të jenë të shëruar”, ka deklaruar Ahmeti.  

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco