'Nuk iki nga parlamenti pa parë Thaçin në burg', pse nuk e rrëzon qeverinë Kurti ministri i LDK-së

'Nuk iki nga parlamenti pa parë Thaçin në burg', pse nuk e rrëzon qeverinë Kurti ministri i LDK-së

17:29, 25/03/2020

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalën e tij në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje lidhur me shkarkimin e Agim Veliut brenda një ore pauzë në mënyrë që të mos rrëzohet qeveria.

Anton Quni ka thënë se nëse Kryeministri Kurti e rivlerëson edhe njëherë kërkesën e kryetarit Mustafa për kthimin e Agim Veliut në detyrë atëherë ai do të bisedojë me deputetët dhe kryetarin e LDK-së, për tërheqjen e mocionit.

 “Tani kemi ardhur në një situatë që edhe ne që kemi qenë përkrahës me atë akt na keni lidhë duart dhe unë nuk di çka të kërkoj nga deputetët të votojnë apo të mos votojnë rrëzimin e qeverisë, por unë ende e kam një shpresë, ju e kishit një ofertë nga kryetari I LDK-së, nuk e di sa e keni marrë në konsideratë, ai ju kërkoi që ta rishikoni vendimin, ta riktheni ministrin Veliu, ta tërhiqni taksën dhe t’I kërkoni falje LDK-së. Albin kjo ofertë është një mundësi shumë e mirë, unë do e bëj të pamundurën që ju i rishikoni këtë mendime, unë me urgjencë do e takoj Kryetarin Isa Mustafa dhe do të bisedoj më deputetët nëse ju e ktheni Agim Veliun në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni lidhur me taksën e cila është kusht nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Quni. 

Por ministri i LDK-së dhe një nga figurat më të njohura të Betejës së famshme të Koshares, çka shenjoi edhe thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar gjatë luftës në Kosovë, mbahet mend edhe për një fjalim tejet të fortë më herët në parlamentin e Kosovës.

Ai iu drejtua kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi se ata janë arsyeja pse ai qëndron edhe në parlament. Ai iu drejtua të dyve nominalisht se, nuk do të largohet nga politika derisa ti shohë të dy pas hekurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/03/2020 18:13

PORDHE ME RIGON! KOSOVA NUK BEN HAJER SA KOHE KA ALEANCEN E SPIUNEVE TE SERBISE THACI-MUSTAFA! KOSOVA KAQ E PATI! KOSOVA E PERFUNDOI ME TURP! U VERTETUA KATERCIPERISHT QE SHQIPTARET JANE TE VETMIT ARMIQ TE SHQIPTAREVE! KJO TREGI QE SHQIPTARI PER PUSHTET SHET EDHE GRUAN EDHE FEMINE E VET! SHQIPTARI PER PUSHTET VRET EDHE VLLAUN E VET! KOSOVA ESHTE ZHGENJIMI ME I MADH! QEVERIA ME E MIRE DHE ME JETESHKURTER E KOSOVES RA PER TURPIN E KOSOVAREVE! ENDRRA E BUKUR KOSOVARE PERFUNDOI ME TURP! FATKEQESISHT SHQIPTAREVE GJATE GJITHE HISTORISE NUK IU KANE MUNGUAR KURRE TRADHETARET E RENEGATET E VET. PRANDAJ JEMI TE NDARE ME LEHTESI NE 5 SHTETE, SI ASKUSH NE BOTE. AH PIKA QE NUK IU BIE POLITIKANEVE! JAZEK JU QOFTE! BRAVO I QOFTE SERBISE! GJITHMONE KA PATUR SHERBETORE SHQIPTATE! DHE THONI PASTAJ QE FAJIN KOSOVES UA KA SHKJAU! FAJIN UA KA SERBIA! JU I BETE NDERIN ME TE MADH SHQIPERISE! U TURPERUAT NE SY TE TE GJITHE BOTES! KOSOVA NUK DI TE BEJ NJE QEVERI PER KOSOVEN! CFARE PO PRISNI QE SHTETET SKEPTIKE T'IU NJOHIN SI SHTET? EDHE PER HERE TE PARE QE KOSOVARET KISHIN NJE QEVERI TE SHKELQYER, E RREZUAN PO VETE. TAMAM ASHTU SIC DONTE ALEKSANDRI I SERBISE! RRINI EDHE 1 SHEKULL TJETER! SHPRESONI SE DO T'UA ZGJIDHI HALLET SHBA? JA CFARE PO BEN SHBA PER SHQIPERINE QE IA KA HAPUR E SHQYEE DYER E DRITARE, U KA NXJERR EDHE BYTHEN AMERIKANEVE DHE SHQIPERIA ESHTE COPE-COPE! SHQIPERIA DHE KOSOVA JANE NGJITUR THJESHT SI MUTI PAS KEPUCEVE TE SHBA! SHBA E PERDORIN THJESHT PER TE MBULUAR MASKARALLIQET E TYRE! U MBURREM E U KRENUAM TE GJITHE SHQIPTARET ME ZGJEDHJET MODEL QE BENE SHQIPTARET E KOSOVES! POR PASKA QENE KOT! SHQIPTARET NUK NDRYSHOJNE KURRE DHE TROJET SHQIPTARE NUK KANE PER TE PARE KURRE DITE TE BARDHA PER FAJIN E VET SHQIPTAREVE DHE JO TE SERBISE! CFARE TE KEQE IU KANE BERE SHQIPTAREVE TE HUAJT ME SHUME SE SA VETE SHQIPTARET????!!!! KEQARDHJE PER KOSOVEN DHE TE GJITHE SHQIPTARINE!

Shto koment

Denonco