Kurti: Shkarkimi i Qeverisë së Kosovës ka për qëllim shkëmbimin territorial me Serbinë

Kurti: Shkarkimi i Qeverisë së Kosovës ka për qëllim shkëmbimin territorial me Serbinë

14:00, 25/03/2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se motori i rrëzimit të qeverisë së tij është presidenti, Hashim Thaçi, pasi siç tha ka një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial me Serbinë. Shefi i ekzekutivit u shpreh se ky mocion mosbesimi po e len popullin pa qeveri në momentin më delikat të luftimit ndaj pandemisë Covid 19, njofton Radio Televizioni i Kosovës.

 I pari i qeverisë së Kosovës duke folur për këta dy muaj të qeverisjes së tij në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për rrëzimin e tij prej pushteti, tha se janë bërë punë të mëdha. Derisa theksoi se qeveria e tij ka mbështetjen e popullit.

“Për bindjen time të fuqishme motori i këtij nxitimi për të shkarkuar këtë qeveri nuk ka të bëj fare me minist rin. Nuk ka të bëj as me tërheqjen e trupave nga ShBA-të. Por ka të bëj asgjë më pak se me një marrëveshje të gatshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në prapavijë motori që e shkakton rrëzimin e qeverisë. Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë.

Pazari presidencial me këtë qeveri ku udhëheq unë nuk bëhet. Provoj të shpall ai gjendjen e jashtëzakonshme, nuk e bëri. Shkoj në shtëpi të bardhë me bë marrëveshje, pse nuk bëri. Me mua kryeministër me këtë qeveri nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, pa u kriju gjendja e jashtëzakonshme. Nuk ka marrëveshje as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbërit, as të kuqe për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj motori në prapavijë i krejt kësaj pune është që largohem unë dhe të hapet rruga për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Unë jam më i bindur se kurrë se marrëveshje të gatshme ka. Këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takimin që kishim”, tha ai.

Kurti në këtë seancë tha se primare për të është parandalimi i virusit Covid 19.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri, e aq më pak vetja. Mua më dhimbsen njerëzit dhe qytetarët, populli se çka po i bëhet me këtë mocion mosbesimi. Së pari ky mocion mosbesimi synon të lej popullin pa qeverinë e tij. Pa qeverinë e tij që e ka votuar. Së dyti po e len qeverinë pa një qeveri reformatore e cila padyshim se lufton korrupsionin. Dhe zotimin për punësim për gratë dhe rininë që e ka seriozisht si askush tjetër. Dhe së treti po dëshironi të leni popullin pa këtë qeveri mu në mes të përhapjes së koronavirusin në javën më të rëndësishme në një menaxhim tonin i cili është shembull, jo për vendin e rajonit...populli e din që unë nuk e kam mbështetjen e juaj si deputet të PAN-it, populli e din që edhe prej disa deputetëve të LDK-së se kam mbështetjen. Por ju të gjithë e dini se kjo qeveri e ka mbështetjen e qytetarë të cilët janë në një gjendje të rëndë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tregoi në detaje gjitha veprimet që i ka bërë për të parandaluar këtë virus.

“Kemi bërë ndalimin e hyrje daljeve në disa komuna, kemi mbyllur kufijtë, aeroportin. Kemi themeluar komisionin e posaçëm për parandalimin e koronavirusit. Me mua si kryeministrit si udhëheqës shtatë ministria dhe 12 ekspert të fushës. Këtij komisioni i shtohen edhe shtatë anëtarë të tjerë. Kemi bërë shpërndarjen e materialeve të domosdoshme në të gjitha komunat. Përgatitjet për izolim, komunikim me mediat dhe publikun. Kemi shpall emergjencën për shëndetin publike, kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë, por jo për nënshtetasit tonë. Dhe qendrën e konvikteve e kemi bë rë hapësirë karantine”, tha ai.

Kurti foli edhe për largimin e tarifës, ku tha se kjo nuk duhet të jetë një arsye për rrëzimin e tij, pasi me 1 prill përmes një vendimi të qeverisë do të largohet tërësisht.

“Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina. Deri më 1 prill 2020. Kemi thënë se qeverinë në tërësi të nxjerr vendimin për heqje në tërësi tarifën dhe vendosjen e reciprocitetit. Ashtu siç jemi zotuar në fushatë dhe në si e kemi pasur në marrëveshjen e koalicionit qeverisë dhe në programin tonë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/03/2020 18:34

FATKEQESISHT E KEQJA TRIUMFOI DHE TE MUNDI O ALBIN! ALEANCA SERBO-SHQIPTARE ISHTE MJAFT E FUQISHME KUNDER KOSOVES JO KUNDER TEJE! TI E BERE DETYREN TENDE PATRIOTIKE! E VETMJA MUNDESI ESHTE QE KOSOVA TE ZHVILLOJE PERSERI ZGJEDHJE TE JASHTEZAKONSHME TANI QE KOSOVA E MORI VESH SI CFARE GJARPRI I PABESE ESHTE ISA MUSTAFA! SPIUNI DHE SHERBETORI BESNIK I SERBISE! KOSOVA NUK BEN HAJER SA KOHE KA ALEANCEN E SPIUNEVE TE SERBISE THACI-MUSTAFA! KOSOVA KAQ E PATI! KOSOVA E PERFUNDOI ME TURP! U VERTETUA KATERCIPERISHT QE SHQIPTARET JANE TE VETMIT ARMIQ TE SHQIPTAREVE! KJO TREGI QE SHQIPTARI PER PUSHTET SHET EDHE GRUAN EDHE FEMINE E VET! SHQIPTARI PER PUSHTET VRET EDHE VLLAUN E VET! KOSOVA ESHTE ZHGENJIMI ME I MADH! QEVERIA ME E MIRE DHE ME JETESHKURTER E KOSOVES RA PER TURPIN E KOSOVAREVE! ENDRRA E BUKUR KOSOVARE PERFUNDOI ME TURP! FATKEQESISHT SHQIPTAREVE GJATE GJITHE HISTORISE NUK IU KANE MUNGUAR KURRE TRADHETARET E RENEGATET E VET. PRANDAJ JEMI TE NDARE ME LEHTESI NE 5 SHTETE, SI ASKUSH NE BOTE. AH PIKA QE NUK IU BIE POLITIKANEVE! JAZEK JU QOFTE! BRAVO I QOFTE SERBISE! GJITHMONE KA PATUR SHERBETORE SHQIPTATE! DHE THONI PASTAJ QE FAJIN KOSOVES UA KA SHKJAU! FAJIN UA KA SERBIA! JU I BETE NDERIN ME TE MADH SHQIPERISE! U TURPERUAT NE SY TE TE GJITHE BOTES! KOSOVA NUK DI TE BEJ NJE QEVERI PER KOSOVEN! CFARE PO PRISNI QE SHTETET SKEPTIKE T'IU NJOHIN SI SHTET? EDHE PER HERE TE PARE QE KOSOVARET KISHIN NJE QEVERI TE SHKELQYER, E RREZUAN PO VETE. TAMAM ASHTU SIC DONTE ALEKSANDRI I SERBISE! RRINI EDHE 1 SHEKULL TJETER! SHPRESONI SE DO T'UA ZGJIDHI HALLET SHBA? JA CFARE PO BEN SHBA PER SHQIPERINE QE IA KA HAPUR E SHQYEE DYER E DRITARE, U KA NXJERR EDHE BYTHEN AMERIKANEVE DHE SHQIPERIA ESHTE COPE-COPE! SHQIPERIA DHE KOSOVA JANE NGJITUR THJESHT SI MUTI PAS KEPUCEVE TE SHBA! SHBA E PERDORIN THJESHT PER TE MBULUAR MASKARALLIQET E TYRE! U MBURREM E U KRENUAM TE GJITHE SHQIPTARET ME ZGJEDHJET MODEL QE BENE SHQIPTARET E KOSOVES! POR PASKA QENE KOT! SHQIPTARET NUK NDRYSHOJNE KURRE DHE TROJET SHQIPTARE NUK KANE PER TE PARE KURRE DITE TE BARDHA PER FAJIN E VET SHQIPTAREVE DHE JO TE SERBISE! CFARE TE KEQE IU KANE BERE SHQIPTAREVE TE HUAJT ME SHUME SE SA VETE SHQIPTARET????!!!! KEQARDHJE PER KOSOVEN DHE TE GJITHE SHQIPTARINE!

Selman Dervishi-Mani,USA.poet25/03/2020 20:12

KURTI:SHKARKIMI I QEVERISË SË KOSOVËS KA PËR QELLIM SHKËMBIM TERRITORIAL ME SERBINË;SHKURTI:SHKAKTIMI HORRPROVËS A TËRFËLLIM,TERBIM FERRIHORIAL QE VERBËRINË!;HEEEJ JU,AS GJALLË,AS VDEKUR;QAS PËRRALLË,OH,QAS PREKUR; A KENI NDJENJA SADOPAK NJERËZORE;A JENI HIJENA LAROLAK HORRËKORE;A KENI SY E VESH;A JENI FRY E NDESH;A DEGJONI,A PËRGJONI;A NDIENI,A GRIENI;A KENI O, A JENI;GJAK OR PRAK,NDONJË PIKË GJAKU,MBRONI ÇIKË PRAGU;DUKE MBROJTUR, DUKE NDROJTUR;PËR AMENTIN DHE TESTAMENDIN;TË HEROJËVE,THERROJËVE;OH, TË GJAKUT O,PRAGUT;TË DERDHUR,TË HEDHUR,TË DREDHUR;A DO BESONI,O,A DO PËSONI;NGA TRADHËTIA TRADHËTARE,NGA TRAGJEDIA TRANDËVARRE;OH,DUKE NA SHKELË,KUKE NA NGELË;BETIMIN MBI FLAMUR O HIMNE,MBI PRAGUR OR TRIMNE;A, DUKE SHKATRRUAR,DUKE BASTRADHUAR;FLIE FLJIMIN,GRIE GRIJIMIN;KRIJE KRIJI- MIN;DUKE ULË NË GJAK,ÇDO PËLLEMBË;DUKE NGULË ZË PRAG,ÇDO SHKËMBË;OUH QË NA THËRRASIN,NA PËRPLASIN;SHKUNDULLIME TERMETË,BURBULLIME VERTETË; ANËMBANË TROJET MBARË KOMBËTARE;ZANEMZANË PLOJET FARË KORBËTARE,AH ZVARRE KORBËTARE;PËR TRADHËTI MBARË SHQIPTARË,DUKE NA U SJELLË,PJELLË SI DHURATË NGA QIELLI,GUNGATË NGA DIELLI;KORONAVIRUSI VDEKJEPRURË;OUUH, HORRORAZHBIRUSI PREKJETRURË;PËR ÇFARROSJE TOTALË,ÇRRANOSJE GLOBALË; SEPSE,QE PSE;TRADHËTIA TRADHËTARE,TRAGJEDIA BARËBARE;NUK KA VEND O,AS REND;AS PËR VARR,AS ZËR ZJARR;AS TOKË,AS QIELL;AS LOKË AS DIELL!"MANI,USA.

Shto koment

Denonco