Raportohen edhe 2 raste të reja/ Kosova konfirmon 63 të infektuar me koronavirus

Raportohen edhe 2 raste të reja/ Kosova konfirmon 63 të infektuar me koronavirus

20:14, 24/03/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe dy persona kanë rezultuar pozitivë në testimet që u janë bërë me koronavirus, duke e dërguar 63 numrin e të prekurve me këtë sëmundje.  

“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, është thënë në njoftim, raporton Rel.  

Deri më tani, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për një person të vdekur me koronavirus.  

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja së fundmi me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.  

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kundërshtuar vendimet e qeverisë për ndalim të qarkullimit disa orë në ditë duke kërkuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco