Osmani kundër mocionit: Vendit nuk i duhet qeveri pa legjitimitet

Osmani kundër mocionit: Vendit nuk i duhet qeveri pa legjitimitet

19:01, 24/03/2020

Vjosa Osmani ka treguar se nesër do të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, shkruan Syri.net Kosova.  

Ajo megjithatë ka theksuar se nuk e ka mbështetur seancën për nesër ngase ka vlerësuar se në këtë kohë të pandemisë është e rrezikshme dhe si e tillë mund të rrezikohet edhe jeta e deputetëve.  

"Unë kam shprehur qëndrimin tim ndaj mocionit ngase kemi punuar për një qeveri të shpresës dhe se kemi punuar shumë për një qeveri të tillë. Jam shprehur kundër këtij mocioni ngase Kosovës nuk i duhet një qeveri pa legjitimitet kur dihet se vendi po kalon një pandemi të jashtëzakonshme", tha ndër të tjera Osmani.  

Madje Osmani ka vlerësuar se Kosova nuk ka nevojë për qeveri teknike, por ka nevojë për një qeveri që ka legjitimitet për t'u përballur me kushtet e jashtëzakonshme në të cilat po kalon vendi për pandeminë.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco