Të burgosurat në Kosovë fillojnë prodhimin e maskave kundër koronavirusit

Të burgosurat në Kosovë fillojnë prodhimin e maskave kundër koronavirusit

13:15, 23/03/2020

Gratë e burgosura në Lipjan të Kosovës janë futur në llogioret e luftës kundër koronavirusit: Ato po prodhojnë maska kundër infektimit nga koronavirusi për institucionet e vuajtjes së dënimit, zyrtarët dhe të burgosur bashkë.

Në kuadër të implementimit të Planit Operativ  ‘Koronavirus’ ,me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga Pandemia “Covid-19”, të burgosurat  në QKFL kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale. 

“Për prodhimin e maskave kirurgjikale, me rekomandim të mjekëve profesional po përdoret material  në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat, pas kalkulimit të kostostos së prodhuar, këto maska  kushtojnë vetëm 0.10 cent për copë.  

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij prodhimi, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese”, thuhet në njoftimin për media.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco